Prodhuesi i “shtëpive lëvizëse” Winnebago ka krijuar Boldt 70KL, një furgon shtëpi, i ndërtuar mbi trupin e një Mercedes-Benz Sprinter.

Sipas Business Insider, përcjell Tribuna, Boldt është optimizuar për përdorim gjatë të katër sezoneve me përdorimin e izolimit, rezervuarëve të nxehtë të mbajtjes dhe ngrohësve.

Dhe kjo shtëpi e vogël me rrota thuhet ka një vlerë prej rreth 200 mijë dollarësh.

Siç bëhet e ditur tutje, shtëpia e vogël në rrota u frymëzua dhe u emërua sipas eksploruesit dhe natyralistit gjerman Alexander von Humboldt.

Boldt 70KL vjen me pajisje të tilla si një televizion, sistem me tinguj, kuzhinë dhe një banjo të plotë me dush, WC dhe pasqyrë – dhe jo vetëm.

Më poshtë keni fotografitë që tregojnë se si duket një shtëpi e tillë.