Një hapësirë parkimi në një garazh po shitet për 100,000 dollarë

San Francisko është dukshëm vend i shtrenjtë. Këtë e dëshmon dukshëm edhe një shpallje për një hapësirë parkimi.

 

Bëhet fjalë për hapësirë parkimi që shitet për 100 mijë dollarë, çmim ky sa gjysma e një shtëpie në SHBA.

Megjithatë, çmimi nuk konsiderohet i çuditshëm për ata që e njohin këtë pjesë. Kjo, pasi një garazh tjetër në po të njëjtën hapësirë, në nëntor të vitit të kaluar ishte shitur për 90,000 dollarë.

Gjithashtu, ky vend në garazh mund të jetë një investim me vend, duke pasur parasysh që pronarët aktual marrin me qira atë hapësirë për 300 dollarë çdo muaj.