Një burrë zbuloi që ish e dashura e tij po i përdorte Netflix-in

Secili nga kemi ndarë fjalëkalimin e Netflix-it me dikë tjetër, kjo është e sigurtë.

 

Shokët, familja apo edhe personat me të cilët ndani apartamentin janë ata me të cilët kemi ndarë fjalëkalimin e Netflix, e sidomos gjatë kohës në karantinë.

Por diçka jo e zakontë i ndodhi një burrit. Ai zbuloi që ish e dashura e tij ishte duke përdorur akoma llogarinë e tij në Netflix.

Ai e zbuloi këtë në një mënyrë që nuk do të mund ta imagjinonit. Një postim në Twetter këtë javë nga llogaria e ‘@yellowgengar2’ tregoi një fotografi të ekranit të profilit Netflix. Asgjë e pazakontë derisa e vëreni diçka që quhet “Settings”.

Ajo nuk ishte faqja reale e “Settings” por një profil i vendosur nga ish e dashura e tij dhe kishte qenë aty për dy muaj pa e parë askush.

Kjo është me të vërtetë punë mbresëlënëse nga një grua. Edhe vet Netflix ishte i impresionuar.