Një burrë mbjell mijëra lule për gruan e tij të verbër që të ketë mundësi të nuhasë aromën e tyre

Dashuria bënë që bota të sillet.

 

Të keni personin e duhur afër vetës në të mirë dhe në të keqe, me të vërtetë është bekim.

Jo të gjithë janë me fat që të keni personin e duhur e sidomos nëse dikush ka ndonjë problem shëndetësor. Kur jeni me të vërtetë në dashuri, mjafton një fjalë dhe ta bëni të dashurin/dashurën tuaj të lumtur.

Zotëria dhe Zonja Kuroki  janë martuar që nga viti 1956 dhe jetuan të lumtur në fermën e tyre në Miyazaki, Japoni, së bashku me dy fëmijët e tyre.

Pas tri dekadave të punës ata dëshironin të udhëtonin botën së bashku. Por, plani asnjëherë nuk u realizua sepse zonja Kuroki humbi shikimin e saj nga diabeti në moshën 52 vjeçare.

Kjo ishte një realitet i hidhur për të, shumë e depresionuar ajo humbi çdo kontakt me botën dhe kaloi tërë kohën brenda, në vuajtje.

Burri i saj ishte zemërthyer gjithashtu, pasi ajo e ‘fiku’ veten nga bota, ai vendosi që ti sillte botën asaj. Ai kishte një kopsht të vogël të luleve shibazakura ngjyrë rozë, që njerëzit gjithmonë i admirojnë dhe gruaja e tij i donte po ashtu.

Ai vendosi që ti mbillte për të, duke shpresuar që do të sillnin gëzim në jetën e saj dhe njerëzit do të donin ti vizitonin kështu që ajo do të shijonte shoqërinë e tyre.

Kështu ai filloi ti mbillte lulet në kopsht dhe të priste pemët që të lironte hapësirën dhe të vendoste sa më shumë lule që mundet, kështu ati iu deshën dy vite kohë që të mbush kopshtin më mijëra lule dhe ferma u bë një pike turistike shumë e madhe në Miyazaki.

Tani, ai vend është si një muze i vogël që tregon historinë dashurie të këtij çifti të ëmbël. /Lajmi.net/