Një bibliotekë e jashtëzakonshme në formë spiraleje, ku nuk lexohen vetëm libra…

Njëzet kilometra rripa druri që vijnë nga burime të qendryeshme të përthyer në një spirale. Kjo është biblioteka e jashtëzakonshme publike e Sidneyt në Australi. Jo vetëm një vend librash por edhe një pikë takimi për ata që dashurojnë leximin ose duan të kalojnë disa orë pushim, vetëm ose në shoqëri.

 

“Exchange” gjenden në sheshin “Darling” në një lagje të re që lidh portin “Darling” me “Chinatown”, “Haymarket” e Ultimo. Biblioteka është pjesë integrale e rikualifikimit të zonës dhe është vepër e arkitektit  japonez Kengo Kuma.

Veç librarisë, “Exchange” është selia e një tregu të hapur me restorant dhe bar në çati, perveçse është laborator idesh për ata që kërkojnë bashkëpunime. Aty mund të merretn aftësi të reja ose të bëhen hapat e parë për biznesin.

Në këtë librari gjendesh më shumë se 30 mijë libra me salla lezimi, studimi e pune, perveçse ka ehe një seksion literature aziatike dhe një zonë dedikuar lexuesve të rinj.