Nëna shet foshnjën e saj vetëm për 34 funte në Rusi

Ky është momenti i tmerrshëm kur një nënë 25 vjeçare e varfër e dorëzon përgjithmonë fëmijën e saj të porsalindur për vetëm 34 funta- tek një mësuese e moshës së mesme e cila dëshironte të kishte një fëmijë.

Në video, shihet Inna Petrova e cila është shumë e shqetësuar duke shtrënguar vajzën e saj nëntë ditëshe në aeroportin Omsk në Rusi.

 

 

Petova shihet në video duke e puthur atë për herë të fundit para se t’ia jap foshnjën Natalia Zhdanova, 43 vjeçare e cila do udhëtonte për Shën Petersburg.

Zhdanova pastaj ka përdor një certifikate të rrejshme të lindjes- që figuronte se është fëmija e saj.

Petova e cila më vonë ka deklaruar se ka qenë histerike të ia jepte fëmijën dikujt tjetër- është parë duke qarë dhe është vërejtur një komitet hulumtues, të cilët zbulojnë krimet serioze në Rusi.

Tani ajo ka treguar se ka bërë gabim dhe thotë se do kishte dashur që të kthente kohën prapa.

Tani të dyja gratë janë arrestuar zyrtarisht, për trafikim të fëmijëve dhe ato mund të përballen me më shumë se 10 vite burg secila.