Në konferencën e ndërmarrësve të rinj, dollarët binin nga qielli – ato i hodhi manjati rus

Manjati rus ka habitur të pranishmit në një konferencë biznesmenësh, kur hodhi një shumë të majme të parave në ajër – duke mbuluar audiencën me 20 mijë dollarët e derdhur.

Igor Rybakov, 47-vjeç, i tha të pranishmëve se dëshironte të ndihmonte ndërmarrësit e rinj, të fillojnë me punë dhe të jenë të suksesshëm, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë shihet masa duke vrapuar për t’i kapur paratë – të gjitha në kartëmonedha 1 dollarëshe që ishin shpërndarë në një sallë në Shën Petërsburg.

Gjatë forumit ai tregoi se si ka krijuar “perandorinë” e 1.3 miliard dollarëve, kur babai i tij, Vladimir një inxhinier i dha atij vetëm një dollarë.

Ai i kishte dhënë një detyrë – që ta shumëfishojë atë shumë dhe më pas t’i shpërndajë me të tjerët.