Në Kinë shfaqet peshku me fytyrë njeriu (VIDEO)

Kohëve të fundit, një video e një qeni u bë virale pasi fytyra e tij ngjasonte me atë të njeriut.

Ai quhej Nori, dhe njerëzit mendonin se fytyra e tij ishte ndryshuar në mënyrë digjitale.

Por, tani ka dalë edhe një tjetër krijesë që ka tronditur internetin vetëm se ai jeton në ujë në vend të tokës.

Një peshk mjaft i pazakontë është parë në një liqen në Kinë, i cili dukej se ka shumë ngjashmëri me një qenie njerëzore.

Mbi kokën e peshkut ka pika të errëta që duken si dy sy, dy linja vertikale që ngjasojnë me anët e një hunde dhe një horizontale në vendin ku ishte goja.

Videoja u postua në rrjetet sociale dhe u shpërnda nga shumë njerëz.