Në Itali u dërgojnë faturat e taksave edhe të vdekurve

Duhet t’i kenë rënë lulet nga dora disa banorëve të qytezës Papozze në Veneto të Italisë, teksa i afroheshin varreve e të afërmve.

Në vend të buqetave dhe qirinjve, në fakt, banesa e fundit e tyre ishte mbushur me zarfe, të ngjitur madje në mermerin e bardhë.

Brenda zarfeve nuk kishte lutje, por kërkesa për pagesa të ndryshme, taksa për mirëmbajtjen e varrezave dhe gjoba të ndryshme të vendosura nga Bashkia.

Nuk është një shaka e hidhur, por vendimi i Bashkisë së Papozze për të rritur mbledhjen e taksave, që shpesh herë nuk paguheshin me pretendimin e gabimit të adresës. Vendimi ka marrë kritikat e shumë banorëve, që e gjykojnë si aspak të fisëm dhe që dëmton privatësinë e familjes, por nuk mund të thuhet se nuk ka qenë efektiv.

Në pak ditë, secili kishte marrë njoftimin dhe e kishte hequr postën e padëshiruar nga të gjallët dhe të pamerituar nga banorët e heshtur të varrezave.