Në dyqanet franceze blerësit rrihen për Nutella

Njerëzit vraponin, thyen dhe hodhën gjithçka para tyre, thotë një punonjës i një dyqani ushqimor.

Zinxhiri i supermarketeve franceze uli çmimin e Nutella në 70 për qind, duke shkaktuar dhunë serioze mes konsumatorëve, që përpiqeshin të blinin produktin.

Nutella është kaq popullore në Francë saqë shpesh shërbehet në kafene.

“Njerëzit vraponin dhe hodhën gjithçka para tyre, duke thyer gjërat”, tha për AFP një punëtor i dyqanit të Frobach.

Punonjësit u detyruan të thërrasin policinë në disa dyqane për të vendosur rendin. “Ata ishin si kafshët. Një grua e moshuar u qëllua me kavanoz në kokë. Një tjetër kishte gjak në duart e tij”, tregon një dëshmitar për gazetën Le Progres, raporton Hina.

Ndërmarrja franceze Intermarche ka ulur çmimin e Nutella 950 gramë nga 4.70 në vetëm 1.41 euro, transmeton KosovaPress.