Ndahet nga jeta ideatori i sfidës me akull që ‘çmendi’ gjithë botën

Të gjithë që praktikuan këtë sfidë i publikonin videot në rrjete sociale duke sfiduar dhe të tjerë të bënin të njëjtën gjë.

Të gjitha të ardhurat e mbledhura shkuan për bamirësi për të rritur ndërgjegjësimin për SLA – skleroza laterale amiotrofike, një sëmundje neurodegjeneruese.

Mijëra njerëz morën pjesë, përfshirë të famshëm, yje sportive dhe politikanë madje dhe presidenti aktual amerikan Donald Trump.

Videot në internet janë parë miliona herë duke mbledhur kështu një shumë prej 220 milionë dollarëve nga gjithë bota. Shumë pak e dinë që ideatori i kësaj sfide ishte Pete Frates, një lojtar basketbolli i cili ishte i vendosur të luftojë sëmundjen SLA.

Por ditën e djeshme ish lojtari i bejsbollit ka ndërruar jetë në moshën 34 vjeçare. Lajmin e hidhur e dhanë anëtarët e familjes në një deklaratë.

“Pete ishte një frymëzim për kaq shumë njerëz në mbarë botën që morën guxim nga qëndrueshmëria e tij,” tha familja Frates.