‘Mjaltë për…’, idetë më interesante që shqiptarët po shpikin për ‘mjaltën kuruese’ të problemeve jetësore

Një fotografi e një mjalti që po shitej në Kosovë ka ndikuar që në internet të vijnë idetë më absurde për çfarë mund të përdoret mjalta.

Mjalta, kur është pa ndërhyrje dhe nxjerret direkt nga kosherja, ka efekte të mrekullueshme në shëndetin e njeriut.

Por, një përshkrim për një lloji të mjaltës që shitej në një nga barnatoret tona, ku thotë se është: “Mjaltë kundër magjisë, syrit të keq dhe exhinëve”, ka nxitur reagime të shumta dhe mjaft interesante në rrjetet sociale.

E kjo foto e shpërndarë në internet është arsyeja pse të gjithë filluan ta modifikojnë me idetë e tyre, duke përmendur problemet që po na preokupojnë më së shumti në jetën e përditshme.

Një ‘lloj’ mjalte që po ‘ofrohet’, është ajo e cila “rregullon trafikun tek rrethi për në qendrën tregtarer ‘Albi Mall’“.

Edhe problemet politike janë përfshirë, e këto ditë është sugjeruar një ‘mjaltë’ për NISMA-n, të cilët u munduan me çdo kusht po nuk ia arritën ta kalojnë pragun.

E meqë postimet filluan në datat e para të këtij muaji, ka nga ata që ende nuk kishin marrë rrogën dhe kishin shqetësimet e tyre.

Ka prej atyre që ofruan ‘mjaltë’ për një termin më të shpejtë në ambasadat e vendeve të ndryshme ku na duhet të aplikojmë për viza, ku pritet janë tejet të gjata.

Edhe sigurimi i biletave për lojën e Kosovës me Anglinë kërkon intervenime të mjaltës!

Ndërsa dikush do të rregullojë problemin e përditshëm të të gjithëve, zgjatjen e kohës së qëndrimit të baterisë së telefonit.

Megjithatë, meqë këto postime po shpërndahen gjithandej, ka edhe prej atyre që tashmë i janë bërë të tepërta dhe po kërkojnë që të ndalojnë.