Ministri zihet në Kuvend teksa shikon ndeshjen mes Realit e Juventusit

Mendohej se do te ishte një ndeshje e mbyllur ajo mes Realit dhe Juventus por në fakt ajo mbrëmje kishte rezervuar shumë dramë për të gjithë ndjeksit e futbollit.

Të gjithë njerëzit anembanë globit kanë obligime dhe nuk mund ta ndjekin, megjithëse ishte një sfidë nga ato ku duhet të paguaje shumë për ta parë.

Këtij tundimi nuk i ka shpëtuar as Ministri i Maqedonisë, Samka Ibraimoski, i cili e ka ndjekur ndeshjen drejtpërdrejt nga parlamenti dhe ka lënë mënjanë punët e shtetit.