Maska me të cilën të mund të hani ushqim pa pasur nevojë ta hiqni nga fytyra

Një shpikës izraelit ka zhvilluar një maskë elektronike kundër koronavirusit, që i mundëson të gjithë atyre që e bartin të hanë ushqim pa pasur nevojë ta heqin nga fytyra.

 

Madje sipas shpikësit këta persona mund të shkojnë në restorante pa rrezikuar të tjerët që janë aty pranë, sepse goja dhe hunda e klientit në vazhdimësi është e mbuluar me maskë, transmeton Gazeta Tribuna.

Ajo funksionon ngjashëm me frenat e dorës së biçikletës, ku duhet shtypur një pjesë e cila hap maskën në pjesën sipër gojës, nga ku mund të futet ushqimi pa pasur nevojë të hapet pjesa tjetër.

Ky proces mund të jetë paksa i komplikuar nëse konsumojnë diçka shumë të lëngshme dhe me shumë salca, por të gjithë kanë tërhequr paralele mes kësaj maske dhe video lojës së viteve të 80-ta, Pac-Man.

”Maska hapet në mënyrë mekanike apo automatike në momentin kur piruni i afrohet maskës”, ka deklaruar Asaf Gitelis, zëvendëspresidenti i Avtipus Patents and Inventions që e demonstroi punën e maskës në Tel Aviv.