Majmuni “profesionist” i arteve marciale

Një turist e pësoi keqazi në Indi teksa u godit nga një majmun pasi i tregoi gishtin e mesit.
Ngjarja është filmuar dhe është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale.

Turisti ishte duke kaluar pranë një tregu, kur i drejtoi gishtin e mesit një majmuni. Reagimi i majmunit ishte i menjëhershëm, duke u hedhur nga tezga me një veprim si të sportistëve të arteve marciale, duke e rrëzuar në tokë turistin.