Lëshimi i përvitshëm në pistë skijimi me vaska dhe kostume (Foto)

Pjesëmarrësit janë mbledhur edhe këtë vit në Stoos të Alpeve Zvicerane, që të bëhen pjesë e lëshimit të përvitshëm me vaska banje nëpër pistë skijimi.

Me nga së paku tre anëtarë në grup, të gjithë kanë zgjedhur të veshin kostume qesharake, prej nuseve të dëshpëruara, kostumet e popullarizuara nga Borati, apo edhe veshjen që ngjan me lepuj.

Për vitin e shtate me radhë, është organizuar ky aktivitet zbavitës, që është shoqëruar me muzikë dhe pije nga një kafene në pushimore.

Për tri grupet që arritën të parët janë ndarë shpërblime, ndërsa grupi me veshjen me komike është shpërblyer me nga një biletë, që u siguron skijim falas për tërë ditën.