Lamborghini i Papës shitet për bamirësi

Lamborghini i veçantë i Papa Françeskut është shitur në ankand për 715 mijë euro. Këto para do të dhurohen për financimin e disa projekteve për bamirësi.

Lamborghini Huracan RWD, ishte prodhuar me ngjyrat e Vatikaint veçmas për Papën nga kompania e makinave Lamburghini, dhe i ishte dhuruar atij nëntorin e kaluar në Vatikan, përcjell KosovaPress.

Firma e Lamborghinit është e njohur për prodhimin e serive të veçanta në të kaluarën, dhe “Lamborghini i shenjtë” është në top dhjetëshen e tyre. Lamborghini Hurracan ka 573 kuaj fuqi dhe motor V10.