Ky është DJ më i ri në botë

Është vetëm dy vjeç por tashmë ka mijëra fansa.
Oratilwe Hlongwane, nofka e të cilit është tani DJ AJ, është ende një fëmijë që nuk mund t’i lidhë mirë fjalët por është bërë një fenomen në Afrikën e Jugut për zgjedhjen e tij për të luajtur muzikë me pajisjen e DJ me bas të rëndë.

Aftësitë e tij kanë tërhequr vëmendje të madhe dhe tashmë ai është bërë një fëmijë i famshëm në vendin e tij, transmeton Lajmi.net.

Performanca e tij e kohëve të fundit në dyqanin e tij në Johannesburg mblodhi një turmë të madhe njerëzish, përderisa ai mbante në kokë kufje të mëdha dhe lëvizte kokën në përputhje me muzikën e tij.

Nëna e tij, Refiloe Marumo, thotë se në suksesin e tij befasues ka pasur ndikim babai i tij Glen Hlongwane, i cili vendosi për t’i blerë atij një iPad ende pa lindur.

Hlongwane, që është një trajner gjimnastike dhe një DJ aspirues, kishte planifikuar që të shkarkojë aplikacione edukative për edukimin e djalit të tij, por shkarkoi edhe një aplikacion për të bërë muzikë për vete.

 

Kur ai ishte vetëm një vjeç, i vogli Oratilwe mësoi si ta përdorë pajisjen dhe filloi të bëjë lidhje në aplikacionin e babait të tij të DJ, transmeton Lajmi.net.

Prindërit e tij ishin mahnitur kur djali i tyre, i cili ishte ende në pelena, përsëriti atë që kishte mësuar në aplikacion në një pajisje të vërtetë DJ, duke luajtur me efektet e zërit dhe duke kërcyer në mes këngëve.

Një incizim i këtij vogëlushi duke luajtur muzikë ishte shpërndarë në internet dhe Oratilwe tani ka rreth 25,000 fansa në Facebook.

http://www.dailymail.co.uk/news/article-3035120/A-toddler-disc-jockey-fascinates-South-African-fans.html#v-4168439237001