Kosovari që pushtoi rrjetet sociale me ‘shqiponjën’ e bërë në Tajlandë

Armend Krasniqi, që jeton dhe vepron në Stuttgart të Gjermanisë, ka vërshuar rrjetet sociale me një fotografi të cilën e ka realizuar në mes të Tajlandës duke bërë shqiponjën para statujës gjigante e njohur në gjithë botën me emrin “Big Buddha”.

Fotografia e djaloshit nga Kosova është shpërndarë nga qindra persona në Shqipëri e Kosovë, ndërsa vetëm në një faqe në facebook ajo ka marrë afër 10 000 Like.

Armendi, një djalë 27 vjeç nga rajoni i Drenicës, ndodhet për një vizitë disa javore në Tajlandë ku në këtë shtet të largët ka folur mjaftë për vendin ku ka lindur.

Shumë tajlandez i kanë premtuar atij se do ta vizitojnë Kosovën, pavarësisht kilometrave të shumtë.

11164198_849852021753443_1970645355_n