Kështu pak a shumë do mund të kryhen stërvitjet në palestra pasi të hapen

Kthimi në palestër pas lehtësimit të masave të ndërmarra nga autoritetet shtetërore për ndalimin e transmetimit të koronavirusit do ndodh së shpejti, përfshirë edhe Kosovën. Njësoj si Hong Kongu, edhe vendi do ndjekë protokolle të ngjajshme.

 

Siç tregohet edhe në videot e ngarkuara nga mediet kineze, ka të ngjarë që abonuesit të bëjnë një seancë në palestër që ngjan më shumë me “stërvitje private”.

Kushdo që shpreson të shkojë në një qendër të tillë në qytetin aziatik tani duhet të plotësojë një deklaratë shëndetësore, teksa do i kontrollohet edhe temperatura.

Ata gjithashtu duhet të përdorin sanitizuesin e duarve, të fshijnë makinat e tyre me dezinfektues, të shmangin çezmet, të përdorin faculeta me alkool për të pastruar telefonin e tyre dhe të ruajnë distancën sociale në çdo kohë.

Palestrat në Hong Kong kanë ndërtuar gjithashtu edhe ndarëse plastike në mes të pajisjeve të ushtrimeve për të ndaluar përhapjen e COVID-19.