Kapet gjarpri që u fsheh në tavan për 10 vite

Një piton afro 20 kilogramësh ka rënë në tavanin e një salloni në Kinë pasi dyshohet se është fshehur atje për 10 vite, sipas raportimeve.

Pronari i shtëpisë tha se ishte aq i frikësuar sa që kur pa që gjarpri po rrëshqiste në tokë, nuk ndalohej së dridhuri.

Zvarraniku, i gjatë katër metra, me peshë 20 kilogramë, është kapur nga policia dhe është dërguar në një kopsht zoologjik.

Asnjë lëndim nuk është raportuar si rezultat i incidentit.

Një ekspert dyshonte se zvarraniku kishte arritur të jetonte në tavan për kaq gjatë duke ngrënë minj.