Kamerat kapin bionden, komentatori i basketbollit mbetet pa fjalë – videoja bëhet hit në rrjetet sociale

Për herë të parë në histori, legjenda e basketbollit australian Andrew Gaze mbeti pa fjalë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, legjenda e Melbourne Tigers, shtatë herë NBL MVP dhe fituesi i kampionatit NBA me San Antonio Spurs po komentonte ndeshjen SHBA-Brazil në Kupën e Botës së Basketbollit.

Por në një moment ai mbeti “i shtangur”.

Kjo ndodhi kur në ekran u shfaqen disa pamje nga publiku, të cilat bënë që komentatori të humbasë shkurtimisht vëmendjen e tij.

Shkaku i heshtjes së tij? Një tifoze magjepsëse braziliane që vallëzonte në turmë.

Dhe reagimi i komentatorit gjithsesi ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.