Ju do mund të paguheni rreth 1,200 euro, nëse shikoni këta 13 filma gjatë Halloween-it

Dish Network po iu ofron fansave të Stephen King 1.300 dollarë (1,200 euro) për të parë 13 nga filmat e tij më të frikshëm gjatë festës së Halloween-it.

Garuesit duhet të dokumentojnë çdo detaj të frikshëm, të ndjekin rrahjet e zemrës së tyre me një pajisje ‘Fitbit’.

Kompania do të sigurojë që filmat të transmetohen falas, plus një “pako mbijetese” të kompletuar me një dritë dore, kokoshka, karamele dhe një batanije.

Fansat mund të aplikojnë në konkurs në faqen e internetit të Dish deri në 15 tetor.

Këta janë filmat që duhet t’i shikoni, për ta fituar çmimin:

– Carrie

– Children of the Corn

– Christine

– Creepshow

– Misery

– Cujo

– Dreamcatcher

– Salem’s Lot

– The Shining

– Thinner

– Pet Sematary

– It

– The Mist.