Jo 70-të, ky është numri i çajave që pi një turk për 1 vit

Sipas kreut të Shoqatës turke të kafenesë, Serdar Erasina, një turk mesatarisht konsumon në vit rreth 1300 filxhanë çaj.Ai tha për agjencinë Anadolu se Turqia është vendi ku konsumohet më së shumti çaji, sipas raportit të Komitetit Ndërkombëtar të Çajit.“Turqit konsumojnë rreth 3 deri në 5 gota çaj çdo ditë, ndërsa ky numër rritet deri në 10 gota gjatë dimrit”, shtoi Erşahin.

Ai theksoi se kultura e konsumimit të çajit është e domosdoshme për turqit, pasi ofron një rast për t’u ulur dhe për të biseduar.

“Përgatitja e çajit në Turqi është ndryshe nga pjesa tjetër e botës, pasi ajo duhet të përgatitet për rreth 20 minuta”, tha ai.“Dyqanet e çajit historikisht janë vende të shoqërimit për njerëzit”, shtoi ai.Bekir Tezçakar, që është një prodhues i çajit për pesë gjenerata në Pazarin e Madh historik të Stambollit, tha se moti i ftohtë ka dyfishuar shitjet e çajit.

Sipas të dhënave të Asociacionit të Eksportuesve të Detit të Zi në Lindjen e Detit të Zi (DKIB), me prodhimin e çajit në gjysmën e parë të vitit 2018, Turqia fitoi të ardhura mbi 4.5 milionë dollarë pas eksportimit të çajit në 93 vende në gjysmën e parë të vitit 2018.Të dhënat tregojnë se tre vendet kryesore që blejnë çajin turk janë Gjermania, Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) dhe SHBA-të.