Jetimët që ndryshuan botën

Kanë prekur fundin kur kanë qenë fëmijë, duke mbetur jetimë, por janë rritur dhe kanë ngjitur majat.

Ka shumë artistë, politikanë, aktivistë të të drejtave të njeriut në botë, të cilët kanë humbur prindërit, apo kujdestarinë e tyre kur kanë qënë të vegjël, por kanë arritur të kalojnë vështirësitë dhe madje të kontribuojnë për shoqërinë.

Steven Jobs mbeti jetim që foshnjë, por pati fatin të adoptohej dhe më pas të shndërrohej në njeriun lider në fushën e inovacionit.
Malkolm X, aktivisti i njohur i tw drejtave tw afro-amerikanwve mbeti pa të atin që u vra nga racistët e bardhë në vitin 1931, e më pas për shkak të varfërisë së madhe dhe sëmundjes mendore të të ëmës, kujdestarët socialë vendosën ta çonin në një jetimore. Më vonë ai besua në njw familje kujdestare.
Ingrid Bergman mbeti jetime nga nëna në moshën 3 vjeç dhe nga i ati në moshën 12 vjeç. Pas vdekjes së të atit, Ingridi u la nën kujdesin e një tezeje të pamartuar, e cila gjithashtu vdiq brenda pak muajsh. Më pas ajo jetoi me xhaxhain dhe familjen e tij.
Royard Kipling në moshën 6-vjeçare bashke me të motrën iu besuan shërbimit të kujdestarisë në një familje kalviniste, e cila abuzoi me të fizikisht dhe emocionalisht, ndërkohë që favorizonin të motrën.
Prindërit e John Lenon u ndanë kur ishte 3 vjeç. Pas moshës 5-vjeçare, pas përpjekjesh të dështuara për bashkimin e prindërve si dhe një përvoje të keqe në famijen e re me njerkun, ai u rrit nga tezja e tij me bashkëshortin, të cilët s’kishin fëmijë. Babai i dytë vdiq kur ai ishte 13 vjeç, vdekje e cila ndikoi jashtëzakonisht në jetën e tij. Ai pati një kohë shumë të vështirë në shkollë dhe shpesh futej në telashe duke vjedhur nëpër dyqane dhe duke gjuajtur trenit me gurë.
Marilyn Monroe lindi nga një nënë e pamartuar. Ajo shkoi jetimore në moshën 7-vjeçare pasi e ëma punonte dhe s’kishte mundësi të kujdesej për të. Më pas shkoi të jetonte me të ëmën, por kjo e fundit u sëmur mendërisht dhe përfundoi në spital. Merilyn mbeti prapë e vetme dhe ndërroi 9 shtëpi kujdestarie dhe një jetimore, derisa u martua për herë të parë në moshën 16-vjeçare. Në një nga këto shtëpi, kur ishte 8 vjeç ajo u abuzua seksualisht.
Leon Tolstoi, shkrimtari dhe filozofi i famshëm rus mbeti pa të ëmën në moshën 2-vjeçare dhe pa të atin kur mbushi 9 vjeç. Por, fatkeqësitë e tij nuk përfunduan me kaq. Ai u rrit fillimisht nga gjyshja e cila më pas u nda nga jeta, më pas nga një teze, e cila gjithashtu vdiq e më pas nga një teze tjetër.
Kompozitori i famshëm Johan Sebastian Bach, ishte fëmija i tetë i Johan dhe Maria Bach. Në moshën 9-vjeçare humbi të ëmën dhe një vit më vonë i vdes dhe i ati. Ai u rrit nga vëllai 24-vjeçar.
Aristoteli mbeti jetim kur ishte një djalë i vogël dhe u rrit nga një kujdestar që quhej Proksenus, i cili e edukoi në Akademinë e Platonit, ku shpenzoi 20 vite të jetës së tij dhe më pas themeloi akademinë e tij.