Ja si duket Marsi para dimrit

NASA ka publikuar një video të Marsit, të hartuar në bazë të fotografive të dërguara nga roveri Curiosity.

Panorama përbëhet nga fotografi të majës malore të Veria Rubin në kraterin e Gail, sipas përshkrimit të dhënë në You Tube, transmeton KosovaPress.

Shumë detaje u regjistruan për shkak të faktit se imazhet u bënë pikërisht para periudhës së dimrit në Mars, kur qielli mbi planetin e kuq ishte i qartë.