Ishte live në Facebook, 21-vjeçari vritet nga policia në SHBA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA ku një i ri është qëlluar për vdekje nga policia pas një ndjekje të gjatë.

Ai të gjithë këtë ngjarje ka qenë duke e transmetuar live në Facebook.

Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën në mbrëmje, ndërsa viktima është identifikuar si 21-vjeçari Sean Reed. Autoritetet njoftuan se oficeri që qëlloi të riun është vendosur në leje administrative në pritje të hetimit të mëtejshëm. Të shtënat ndezën demonstrata nga familjarët dhe komuniteti përreth.
Departamenti i Policisë Metropolitane në Indianapolis tha që oficerët po ndiqnin të riun sepse ai po udhëtonte pa kujdes, transmeton Tch.

Pasi i riu doli nga makina e tij, një oficer policie e ndoqi atë në këmbë për një distancë të shkurtër, duke rezultuar më pas në një shkëmbim të shtënash rreth orës 6:15 pasdite, thanë autoritetet.

Të paktën 13 – 14 të shtëna me armë janë dëgjuar.