Imazhet mbresëlënëse ku trupat e kafshëve reflektohen në sipërfaqen e ujit, derisa po shuanin etjen gjatë natës në oazë

Leopard, rinoqeronti dhe një grup elefantësh, janë në mesin e kafshëve që shkuan gjatë orëve të natës, që të shuanin etjen në oazën e një rezervati në Afrikën e Jugut.

 

Në imazhet mbresëlënëse, shihen trupat e kafshëve që kanë reflektuar në sipërfaqen e ujit, në atë hapësirë ujore në Zimanga.

Mes këtyre kafshëve, janë edhe dy impala, që janë preja kryesore e lopardit, por që nuk u gjenden njëkohësisht në të njëjtën hapësirë.

Reflektimi i leopardit, mbi sipërfaqen e oazës

Prona prej 2,400 hektarëvë, është rikthyer me kujdes në gjendjen e saj natyrore, pas përdorimit disavjeçar si një plantacion i kallam sheqeri, gjë që bëri që aty të mbesin vetëm shtatë zebra dhe një antilopë, që kur u ble në vitin 1998.

Grupi i elefantëve, duke shuar etjen gjatë natës

Tani, pronarët e rinjë kanë vendosur ta kthejnë rezervatin në gjendjen e mëparshme, ku dikur kishin jetuar më se 80 specie të asaj zone, përfshirë xhirafa, bufallo, hipopotamë dhe qita.

Rinoqeronti pranë oazës në rezervatin që ka 2,400 hektarë

Ky rezervat, tani është një kujdes të rreptë dhe po bëhen punime të vazhdueshme, që gjithçka t’i kthehet gjendjes së dikurshme, si dhe të shfrytëzohet si hapësirë për kultivimin e kafshëve të reja, që mund të dërgohen më pas diku tjetër.