Ia preu keq flokët djalit, babai plagos berberin

Një burrë nga Teksasi po kërkohet nga policia pasi që dyshohet se hapi zjarr në një dyqan berberësh të Qarkut Harris.

Burri në fjalë raportohet se ka qëlluar një berber tri herë, pasi u zemërua me prerjen e flokëve të djalit të tij 13-vjeçar.

Thuhet se babai shtiu në berberin në stomak, këmbë dhe krahë.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur pak para orës 5 pasdite, më 21 dhjetor, afër qytetit Hjuston.

Berberi u dërgua në një spital lokal. Ai fatmirësisht ka gjendje të qëndrueshme dhe pritet të mbijetojë.

Sulmuesi i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes. Detektivët e Qarkut Harris tashti po e kërkojnë.