I bëri “brirët e djallit” me operim, vetëm që ta fitojë këtë kompeticion

Kompeticioni ndërkombëtar i artit trupor nisi dje, derisa artistë të tatuazheve dhe admirues nga e gjithë bota po ndiqnin këtë event në Bruksel të Belgjikës.

Eventi tre-ditor po mbahet në një zonë të mëparshme industriale, e emërtuar tashmë Tour & Taxis, në zemër të kryeqytetit të Belgjikës.

Rolf Buchholz, nga Gjermania, ishte në mesin e vizitorëve duke shfaqur në pah artin trupor, së bashku me 480 vathët dhe brirët e implantuar në kokën e tij.

Të pranishmit e kësaj ngjarjeje, e cila nisë më 8 dhe mbaron me 10 dhjetor, e shpallin fituesin, e që në këtë rast ishte Buccholz.

Faqja zyrtare ka publikuar disa fotografi të homologëve të Buccholz, të cilat mund t’i ndiqni më poshtë.