Humbi gishtin e dorës derisa punonte me motosharrë, e ruan në frigorifer për ta hapur telefonin

Një burrë 53-vjeç, ka arritur që me gishtin e tij të këputur ta hap iPhone-in e tij.

 

E gjithë kjo ndodhi pasi kishte ruajtur gishtin e këputur me motorsharë, duke e ruajtur në frigorifer.

Videoja dyminutëshe shfaq Yuri Vinogradov nga Bjellorusia, i cili arrin ta hapë telefonin me gishtin e këputur.

Ai arrin ta funksionalizojë pajisjen e mençur pasi e shkrin gishtin në ujë të nxehtë dhe e pastron mirë.

Ndiqeni videon më poshtë për ta parë momentin në fjalë.