Humb shikimin totalisht një 17-vjeçar, shkak chipsat dhe pomfritet

Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet e “ngrënies së ushqimeve të thata” pasi një 17-vjeçar ka pësuar humbje të pariparueshme të shikimit pasi bëri jetesë me një dietë me patate të skuqura dhe thërrime.

Mjekët e syrit në Bristol u kujdesën për të riun pasi shikimi i tij ishte përkeqësuar në pikën e verbërisë, shkruan BBC-i.

Që nga shkolla fillore, adoleshenti kishte ngrënë vetëm patate të skuqura franceze, Pringles dhe bukë të bardhë, si edhe ndonjë fetë të rastësishme proshutë ose sallam.

Testet zbuluan se ai kishte mangesësa të mëdha vitaminash dhe dëmtime të kequshqyerjes.

Adoleshenti, të cilit nuk iu bë publik emri, e kishte vizituar mjekun e tij në moshën 14- vjeçare, sepse ishte ndier keq dhe i lodhur. Në atë kohë ai u diagnostikua me mungesë të vitaminës B12 dhe u fut në suplemente, por ai nuk u mor me trajtimin ose nuk përmirësoi dietën e tij të dobët.

Ai nuk ishte mbi ose nënpeshë, por ishte kequshqyer rëndë.

“Ai kishte humbur mineralet nga kocka, gjë që ishte vërtet shokuese për një djalë të moshës së tij”, tha mjeku.

Për sa i përket humbjes së shikimit, ai plotësoi kriteret për t’u regjistruar i verbër.

“Ai kishte njolla të verdha në mes të bebzave të syve”, tha dr Atan. “Kjo do të thotë se ai nuk mund të ngasë automjete dhe do ta ketë vërtet të vështirë të lexojë, të shikojë TV-në ose t’i dallojë fytyrat.