Historia e jashtëzakonshme e personit që hoqi dorë nga ushqimi për 382 ditë për të humbur peshë

Angus Barbieri e mban rekordin botëror për grevën më të madhe të urisë e cila zgjati 382 ditë.

Edhe tani shkencëtarët nuk e kuptojnë ende se si ai mundi të jetojë pa ushqim për një kohë kaq të gjatë pa e dëmtuar veten e tij.

Shumica e shkencëtarëve janë të bindur se heqja dorë nga ushqimi për më shumë se 40 ditë mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme për shëndetin tonë.

Ne e gjetëm këtë rast të jashtëzakonshëm, raporton “Bright Side” dhe kemi pyetur se cilat ishin arsyet e këtij njeriu që ka bërë një gjë shumë të rrezikshme dhe si si ia arriti të jetonte pa ushqim për kaq kohë të gjatë.

Ne vitin 1965, një 27 vjeçar mbipeshë është kontrolluar në një nga spitalet e Skotlandës. Në atë kohë ai peshonte 210 kilogramë. Agnus i tha personelit të spitalit se ishte i gatshëm të hiqte dorë nga ushqimi për një kohë të gjatë në mënyrë që të hiqte peshë dhe doktorët u pajtuan për të ndjekur përparimin e tij.

Për më shumë se një vit, ai ka marrë vetëm vitaminë, specifikisht vitaminë C. Në ditën e 92, ai filloi të merrte pilula kalciumi, ndërsa në ditën e 345 – filloi të hante kripë. Po ashtu, ai vazhdoi të pinte pije jokalorike, si çaj, kafe dhe ujë mineral.

Agnus përfundoi dietën e tij më 11 korrik 1966. Në ditën e 382, ai kishte humbur 125 kilogramë. Edhe pse kishte humbur shumë shpejtë peshë, ai i ka rifituar brenda 5 viteve vetëm 16 kilogramë.

Është jashtëzakonisht e rrezikshme të provoni të humbni peshë në këtë mënyrë ekstreme edhe pse mund të jetë efektive, nuk preferohet nga askush.