Gjuetarët ia hëngrën zemrën një ujku, ua sulmonte natën delet

Ujkut që e mbytën bashkë me një grup prej dhjetë të tjerëve, dy gjuetarë në Kazakistan ia hëngrën zemrën, derisa ishte ende e nxehtë.

Ata i zunë në pritë ujqit, pasi që ua kishin sulmuar natën delet, duke mbytur një numër të konsiderueshëm të tyre, transmeton Telegrafi.

“Hakmarrja më e pështirë që kam parë” si dhe “duhet t’i ruani më mirë delet, e jo t’i mbytni ujqit, vetëm pse ishin të uritur”, ishin dy prej komenteve të shumta.

Besohet se ky është vetëm një rast i këtij rituali, pasi nuk raport që më parë të jetë vepruar në këtë formë me zemrën e presë.