Gazetarja fiton lotarinë drejtpërdrejtë në televizion dhe heq dorë nga puna

Nëse asnjëherë nuk keni menduar se si do t’i shpenzonit paratë nëse do të kishit fituar lotarinë, atëherë ose jeni të pasur ose jeni duke gënjyer.

Nëse keni ëndërruar për këtë gjë, të gjithë heqja dorë nga puna do të ishte në listë të parë, menjëherë pasi që e keni marrë shpërblimin.

Një grua nuk priti as edhe deri në atë moment. Duke njoftuar kështu që do ta lë punën e saj si reportere menjëherë drejtpërdrejtë në Televizion. Ishte vetëm një problem, ajo kishte menduar se ka fituar më shumë se sa në të vërtet ka fituar, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

Reporterja e lajmeve Natalia Escudero e emocionuar i tregoi kolegëve të saj që nuk do të shkoj në puna nesër, duke menduar që ka fituar 4 milion dollarë.

Escudero, një gazetare nga Spanja filloi të bërtas nga gëzimi kur i ka dëgjuar numrat fitues. Nuk do të shkoj në punë nesër, i tha kolegëve të saj pasi që festoi.

Mirëpo, Natalia kishte fituar vetëm 5 mijë dollarë. Kështu që, jo aq mjaftueshëm sa për të hequr dorë nga puna.