Fshihet me të birin, për të luajtur vetëm kur mbyllet qendra e lojërave (Video)

Babai i paemëruar, është fshehur së bashku me të birin e tij, në një qendër tregtare në Alta Krai të Rusisë, që të hyjë për të luajtur vetëm, pasi të jetë mbyllur zona e lojërave.

Kamerat e sigurisë e kanë kapur atë teksa kujdesej që fëmija të mos rrëzohej, ndërsa nuk hezitonte që edhe vet të lëshohej dhe të kërcente në hapësira të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Ky është konsideruar si shembull i keq për fëmijë, por nuk u raportua se është nën hetime, apo do të përballet me ndonjë akuzë.

Nuk dihet hapësira që e ka shfrytëzuar për tu fshehur, ndërsa nuk ka shkaktuar ndonjë dëm derisa ishte brenda.

 

https://www.youtube.com/watch?v=6InVbk8uU70