Fshehin djallin brenda vetes edhe pse duken si engjëj

Cilat janë anët e errëta të çdo shenje?

Është e shkruar në yje që Luani është krenar, Gaforrja e ndjeshme dhe Demi. Mësoni anën e errët të shenjës tuaj, transmeton Living.

Dashi: I papjekur!

Është aq impulsiv sa nuk arrin ta bëjë asgjë pa e menduar një herë mirë. Po ia dha truri, do ta bëjë edhe sikur më vonë të pendohet.

Demi: Kokëderr si dreqi!

Një Dem ka gjithmonë të drejtë. Është gati-gati acaruese sa të drejtë ka. Demi do të këmbëngulë me orë, muaj, vite të tëra në një ide edhe kur nuk ka të drejtë, dhe nuk ka asgjë më të lodhshme se kjo.

Binjakët: Arrogant!

Binjakët kanë interes për shumë fusha, por nuk i përkushtohen dot vetëm njërës. Ndaj, shpesh mendojnë se i dinë të gjitha dhe priren të jenë mburravecë.

Gaforrja: Acarues deri në luajtje mendsh!

Gaforrja e ndjeshme, qaramane, mund të preket shpejt për çdo gjë të mundshme dhe ty thjesht të vjen në majë të hundës duke e mbajtur afër.

Luani: I çmendur për vëmendje!

Luani e shikon veten në qendër të botës edhe kur nuk është. Mund të ketë sharmë, dinjitet e të gjitha këto gjëra të një “mbreti xhungle”, por kur fillojnë të të tregojnë vendin se kush është Luani e kush është macja, bëhen patetikë

Virgjëresha: Gjykuese e ndyrë!

Mund të mos e japë veten, por një Virgjëreshë po të mat nga këmbët tek koka. Perfeksioniste siç është, një Virgjëreshë ka standarde të larta, tepër të larta edhe për veten e vet.

Peshorja: Nuk e prish me askënd!

Përpiqet gjithë kohës të ruajë baraspeshat dhe nuk e thotë kurrë mendimin e vet të vërtetë për dikë, madje nuk ia thotë as vetes. Duket shpesh sikur shkon nga të fryjë era, sepse një Peshore thjesht nuk do ta ketë inat askush.

Akrepi: Manipulues!

Akrepi ka shumë gjëra për të thënë në këtë aspekt, por fakti që është më manipuluesi i horoskopit është ndoshta më e tmerrshmja që ka kjo shenjë djallëzore.

Shigjetari: Presh në dorë!

Një Shigjetar mund të jetë njeri i hapur me të tjerët, por përveçse i duket se ka të drejtë gjithmonë, nuk është se përgatitet aq sa duhet për temën që diskuton dhe nuk është aspak njeriu i duhur për të dhënë mend.

Bricjapi: Interesaxhi!

Ky karrierist i horoskopit nuk do t’ia dijë aspak çfarë duhet të bëjë që të shkojë aty ku do. Shpesh arrogant, kokëfortë edhe kur dukshëm nuk ka të drejtë, një Bricjap është gati t’i bjerë murit me kokë thjesht sepse ia ka thënë truri, por mund të të marrë edhe ty me vete.

Ujori: Një person me sjellje jo të qëndrueshme!

Ka gjithmonë diçka për të thënë për këdo dhe i duket vetja më i miri i të mirëve. Është kritik i tmerrshëm i njerëzve që i rrinë afër, sa të bëhet ferr.

Peshqit: Njeri pa shtyllë kurrizore!

E keni parasysh shprehjen: “Mos u bo peshk”? Epo, Peshqit janë të lindur të tillë. Nuk kanë orientim brenda vetes dhe shkojnë nga t’i çojë rryma. Aq ëndërrimtarë dhe krijues sa janë, aq janë edhe të dobët përpara të tjerëve. Më mirë ikin me vrap se të rrinë e të t’i thonë gjërat në sy.