Fotografia e presidentes Kolinda Grabar-Kitaroviq në urimin për Krishtlindje, mediat kroate vërejnë detajin befasues

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq është kritikuar me të madhe, pasi siç thuhet, ka përdorur të njëjtën fotografi si të vitit të kaluar, me rastin e urimit për festat e fundvitit.

Sipas mediave kroate, bëhet fjalë për një urim të saj ajo pozon para një peme Krishtlindjesh.

Dhe siç thuhet më tej, me gjasë pa shumë përpjekje, dikush nga ekipi i Kolindas, dhe kush e di – mbase ajo vetë, ka prerë foton në mënyrë që Kolinda të jetë pak më e zmadhuar sesa vitin e kaluar.

Mediat kroate vënë në pah edhe faktin se përveç pozave të Kolindas, rregullimi i dekoratave në pemë dhe figurave nën pishë dëshmon se është me të vërtetë një fotografi identike.