Fotografi nga Bori dhe Ajnshtajni duke diskutuar rreth Fizikës kuantike

“Ajnshtajn, ndalu së treguari Zotit se çfarë të bëjë.”, i ka thënë Ajnshtajnit fizikanti Nils Bor i cili në dhomën e mbushur me shkencëtarë të njohur botërorë ka folur se si “Zoti po luan kumar.”

Në vitin 1927 Bori dhe Ajnshtajni kanë qenë ndër 29 shkencëtarët që janë takur në Konferencën e pestë të Solvejit në Institutin ndërkombëtar të fizikës në Bruksel, ku është bërë fotografia më lart. Në këtë fotografi, shkencëtarët kanë biseduar për themelet e teorisë së sapokrijuar kuantike.

“Ajnshtajni ka udhëhequr rrjedhën e konferencës nëpër eksperimente mentale për të dëshmuar që principi i Hajzenbergut nuk është i sigurt, nga ku rrjedh edhe fizika kuantike”, thotë Xhonathan Douling, njëri nga drejtorët e Insitutit për fizikë teorike Horas Hërn.

Bor është munduar ta hedhë poshtë teorinë e Ajnshtajnit.

Çdo natë pa gjum Bori është brengosur, nevrirkosur dhe ka menduar për sulm të Ajnshtajnit, pastaj ditën e ardhshme ka folur për hedhjen poshtë të teorisë, duke treguar se ku ka bërë lëshim Ajnshtajni dhe kështu ka shpëtuar principin e Hajzenbergut. Diskutimi i tyre ka zgjatur me ditë gjatë konferencës dhe ka vazhduar edhe tre vite më pas.

Pas kundërsulmit të tij, Bori ka përdorur teorinë e Ajnshtajnit kundër tij, që ka rezultuar me shpallj që Bori ka fituar me argumentet. 8 vite më pas, Ajnshtajni është munduar të dëshmojë që teorija e tij nuk është e gabuar, por vetëm jo e plotë.