Fitoi 150 milionë euro por prap vazhdoi të punonte si ndërtues

Steve Thomson fitoi miliona nga lotaria mirëpo prap është parë duke punuar si ndërtues.

42 vjeçari edhe pse është bërë milionerë ai nuk e ka lënë punën e tij të cilën ka qenë duke e bërë deri më tani.

 

Po ashtu ai edhe pse e kishte fituar këtë çmim tregoi se nuk do t’i lë punët e tij në gjysëm, dhe ku ju premtoi klientëve që do t’i përfundonte punët për të cilat ishin pajtuar që t’i bënte.

 

“Do të bëjmë shumë gjëra të mira me këto para” kishte thënë ai.

Po ashtu Steve dhe gruaja e tij treguan se po planifikojnë të blejnë një shtëpi të re në mënyrë që tre fëmijët e tyre të kenë dhomat e tyre.