Familja më e pasur në botë, fitojnë 70 mijë dollarë në minutë – 4 milionë në orë dhe 100 milionë brenda 24 orëve

Familja Walton, e cila konsiderohet si më e pasura në botë, fiton 70 mijë dollarë për çdo minutë që kalon, sipas Bloomberg.

Derisa ju lexoni këtë artikull, familja më e pasur në botë do fitojë 70 mijë dollarë të tjera, transmeton lajmi.net.

Kjo do të thotë se Walton-ët, për një orë inkasojnë 4,2 milionë dollarë, kurse të nesërmen të njëjtën kohë do të jetë për 100 milionë dollarë më e pasur.

Familja Walton është pronare e zinxhirit më të famshëm të dyqaneve “Walmart” dhe aktualisht ka mbi 191 miliardë dollarë pasuri.

Në mesin e më të pasurve të kësaj familje janë vëllezërit Jim dhe Rob, pasuria e të cilëve vlerësohet të jetë 48,8 miliardë dollarë, të ndjekur më pas nga motra e tyre, Eliss, me 48 miliardë dollarë.