Fakte që një ditë mund të ua shpëtojnë jetën

Ju mund ta keni parë në filma se si njerëzit përballen në situata të vështira, p.sh kur makina e tyre ngec në ujë.

Ata gjithmonë mundohen ta hapin derën, por nuk munden. Sipas ekspertëve, mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të dal nga një automjet që fundoset është që menjëherë ta hiqni rripin e sigurimit, ta hapni dritaren dhe të dilni nga aty. Janë vetëm çështje sekondash deri sa makina fundoset tërësisht.

Në këtë artikull i gjeni disa fakte të mbledhura që nuk keni pasur ide se sa të rëndësishme mund të jenë në rast të ndonjë emergjence, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Ky oktopus ka mjaftueshëm helm për t’i vrarë 26 njerëz

Edhe pse i vogël, ku oktapus njihet si një prej kafshëve më të rrezikshme në planet.

Valët ‘katror’ mund të duken të bukura, por ato fshehin rryma të fuqishme nën të

Mund ta pyetni ‘siri’ për të ju thirrur një ambulancë kur është urgjente

Një nënë në Australi kishte vajzën në duar sepse ishte e sëmurë ndërsa telefonin e kishte në tokë, në atë rast iu kujtua që mundet të ‘flas’ me ‘robotin’ në telefon ‘Hi siri’ ku edhe i tha të kontaktojë ambulancën.

Nëse dikush ua drejton armën, duhet të mbani kontakt me sy 

Sado e vështirë që mund të jetë, nëse ndonjëherë ju ndodh kjo gjë, të mbani kontakt me sy me personin e armatosur, mund të i bëni ata të mos të ndjehen mirë dhe të pendohen se çfarë po bëjnë.

Nëse jeni duke u ndjekur, kthehuni djathtas 4 herë 

Mos hani borë pa marr parasysh sa të etur jeni

Nëse keni mbetur në një mal apo pyll dhe jeni të etur, kuptohet që do të keni nevojën për të ngrënë borë, por duhet ta fshini atë mendim menjëherë për shkak rreziqeve që mund t’i sjell hypothermia e cila shkaktohet nga ekspozimi i tepër i ftohtit dhe nëse futni diçka edhe më të ftohtë në trup atëherë hypothermia do të rritet më shpejt. Për këtë arsye ju duhet të tentoni të ndizni një zjarr dhe të shkrini borën.

Mos e ngritni një person që i ka rënë të fikët