Emocionuese, fëmija i shurdhër ndëgjon zërin e nënës për të parën herë…

Thonë se buzëqeshja e parë e fëmijës është gjëja më e mirë në botë, por imagjinojeni buzëqeshjen e fëmijës tuaj kur dëgjon zërin tuaj për herë të parë.

Kjo është ajo që ndodhi në rastin e Alex Denman. Ai kishte lindur pjesërisht i shurdhër, por u gëzua tej mase kur dëgjoi zërin e nënës së tij për herë të parë.

Videoja e momentit është bërë hit në rrjete sociale, me shumë njerëz që janë mahnitur nga aj.

Vogëlushi ia doli të dëgjojë për herë të parë, pas një operacioni që iu nënshtrua disa javë më parë.