Elefanti gjigant vendos të ulet sipër veturës me udhëtarë

Të gjitha veturat e tjera kaluan, por elefanti te parku kombëtar Kao Jai në Tajlandë vendosi se kjo makinë, specifikisht, nuk duhej të kalonte

Kafsha e stërmadhe u ul sipër veturës dhe arriti t’i shkaktojë dëme.

 Për fat, elefanti vendosi të mos jetë më i dhunshëm se aq dhe e lejoi veturën të largohet, transmeton Metro.

Udhëtarët dolën pa dëme, ndërsa vetura pati dëme minimale.