E rrallë: Lind viçi me dy koka, ja një video e tij

Një viç, si rezultat i një mutacioni gjenetik, ka lindur me dy koka dhe dy palë sy, duke lënë vendasit të habitur.
Pamjet tregojnë viçin e sapolindur me të dy koka dhe katër sy, që çuditërisht ende është gjallë.

Ky viç u lind nga një lopë e qytetit Jangdaçengzi, zonë në Kinën Verilindore.

Krijesa me dy koka besohet të jetë si një rezultat i një mutacioni gjenetik përgjatë fazës embrionale, përkatësisht zhvillimit të kokës.

Raportet thonë se kafsha ka lindur më 2 dhjetor, por nuk është ende e qartë se si ka shpëtuar.