E injoroi paralajmërimin që të vetë-izolohej dhe shkoi të notonte, e arreston policia

Një grua britaneze u tërhoq zvarrë nga një pishinë në Tenerife të Britanisë së Madhe dhe u arrestua dje për shkelje të rregullave të karantinës së hotelit.

 

Në videon e postuar në Facebook, gruaja e pa identifikuar, veshur me bikini, shihet duke notuar, derisa autori i videos i drejtohet policit prezent duke i thënë “shko arrestoje!”.

Më parë në video, gruaja mund të dëgjohet me zë të lartë duke u ankuar për faktin se ishte në karantinë për shtatë ditë dhe duke kërkuar përmirësim.

Hoteli vazhdon të jetë në karantinë.

Ndiqeni videon më poshtë për të kuptuar më shumë.