E braktisi kur ishte e vogël, kaloi jetën duke e kërkuar – pas 60 vitesh e zbuloi se nuk ishte fëmija i vetëm i nënës së saj

Një grua që e kaloi tërë jetën duke u përpjekur të gjente nënën që e braktisi kur ishte vetëm tre vjeçe, zbulon se ka pesë motra dhe vëllezër të cilët kurrë nuk e dinin që ajo ekzistonte.

Këtë, sipas mediave të huaja,  ajo e arriti edhe falë një emisioni televiziv, i cili është i përqendruar në ndihmën e familjeve të personave të zhdukur që të gjejnë të dashurit e tyre.

Bëhet fjalë për Beryl Everall, nga Stourbridge në West Midlands – Angli, e cila zbuloi që nëna e saj Miriam Stokes u largua nga ajo dhe motra e saj kur ishte vogëlushe, mbi 60 vjet më parë dhe ‘nuk u kthye kurrë më’.

 

http://dailymail.co.uk/femail/article-7372181/Woman-abandoned-mum-age-three-discovers-FIVE-siblings-didnt-know-existed.html?ico=embedded