Droni i del prej kontrolli, e godet keq për koke (Video)

Chris Horsley ishte duke filmuar një vullkan aktiv në Etiopi, kur droni i doli prej kontrolli dhe e goditi keq në kokë.

Turisti britanik kishte hipur mbi një Land Cruiser, që të ketë shikueshmëri sa më të madhe të peizazhit, megjithatë nuk arriti ta kontrollonte pajisjen si duhet, transmeton Telegrafi.

“Po pilotoja dronin në lartësi, pastaj mendova ta kaloja mbi kokë. Këto janë rezultatet”, ka thënë Horsley.

Më poshtë mund të shihni momentin e përplasjes, që nuk i la ndonjë lëndim. /Telegrafi/