Del nga burgu dhe le shtatzënë gruan e shokut të qelisë

Ka dale nga burgu përpara shokut te tij te qelisë, dhe pas kësaj ka vendosur t’i beje një vizite gruas se shokut te tij te qelisë me te cilin kish këmbyer sa e sa histori, kujtime dhe dhimbje qe prodhon burgu.

Por e keqja qëndron se nga ky takim lindi një pasion qe u finalizua me një fëmijë. E gjithë kjo histori ka ndodhur ne Trento te Italisë përpara 6 vitesh. Gruaja shtatzënë, atëherë 35 vjeçare, edhe pse e martuar, pranoi qe fëmija nuk ishte i bashkëshortit, por i shokut te tij te qelisë. Kjo çoi ne vendimin për ta ndare te bashkëshortit, dhe po kështu beri edhe gruaja e dashnorit, tashme 57 vjecar.

Por çështja nuk mbeti me kaq. 57 vjeçari nuk pranoi te njohe atësinë dhe çështja kaloi ne gjyq, i cili vendosi edhe pas provave te ADN-se, qe 57 vjeçari te paguaje 120 euro ne muaj për te garantuar sadopak rritjen e djalit te tij.