Burri më i gjatë takon femrën më të vogël në planet

Dallimi në lartësinë e Sulltan Kosen (35) nga Turqia dhe Jota Amge (24) nga India është 183 centimetra.

Të dy ata u takuan në Egjipt ku bënë fotografi të shkëlqyera. Disa njerëz mendojnë se Jota është e madhe sa këmbët e Sulltanit, transmeton KosovaPress.

Sipas librit Guinness, Sulltani është njeriu më shtatlartë në planet me 246 cm, ndërsa Jota ka 61 cm. Të dy kanë mbajtur shënime që nga viti 2011.

Këto ditë ata janë paraqitur para piramidave egjiptiane, dhe ata erdhën në këtë vend me ftesë të Organizatës së Turizmit.